Gjatë diskutimeve për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatin e Popullit, pati debate të forta në sallën e Parlamentit mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat, Gazment Bardhi.
Gazment Bardhi i tha kryeministrit Edi Rama se drejtuesit e grupit parlamentar të PS-së kanë marrë vota për Ardian Dvoranin duke angazhuar mafiozë e oligarkë.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë iu kundërpërgjigj duke kërkuar prova për këto akuza të pavërteta.
Përplasja mes tyre ka qenë aq e fortë, saqë nuk kanë munguar as sharjet dhe ofendimet personale mes tyre, teksa kreu i qeverisë e ka quajtur “palaço” dhe “zagar” Bardhin, ndërsa ky i fundit e quajtur “mafioz”. Deputeti demokrat Gazment Bardhi u përjashtua nga seanca plenare.
Edi Rama: Palaço cirku!
Gazment Bardhi: Palaço je vetë!
Ermonela Felaj: Vetëpërmbahuni në diskutime, mos flisni nga vendi!
Edi Rama: Shani dhe akuzoni njerëz, cilën qetësi humba, kollaj është ti thuash qe je mafioz dhe kërcënon njerëz dhe s’ke asnjë provë!
Gazment Bardhi: Je mafioz!
Edi Rama: Për cilët emra duhet të përgjigjem palaço?
Gazment Bardhi: Je legen mafioz!
Edi Rama: Je në gjendje t’ia vësh figurën një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish, s’ke turp!
Gazment Bardhi: Ruaj qetësinë mafioz!
Edi Rama: Nuk jam palaço që të ruaj qetësinë kur më thonë të pavërteta.
Edi Rama: Më duhet t’ia shpjegoj fëmijëve të mi që je një palaço cirku, ik ore zagar.
Përplasja mes tyre shkaktoi debate të forta në sallë, aq sa drejtuesja e seancës së sotme, Ermonela Felaj, u detyrua të ndërpresë seancën, ndërsa u mor edhe vendimi për përjashtimin nga seanca të Gazment Bardhit.