Prokuroria e Adana ka lëshuar një urdhër arresti për babë e bijë, përgjegjës për vdekjen e 100 personave nën rrënojat e pallatit që ata kishin projektuar e ndërtuar.
Blloku i apartamenteve “Saimbey”, i cili u shkatërrua që në tërmetin e parë në Adana më 6 shkurt, përbëhej nga 13 hyrje, me nga 32 banesa dhe 16 kate.
Por, gjithçka u shkatërrua kur tërmeti i parë në orën 04:17 në orën lokale shembi bllokun e godinave të ndërtuara nga biznesmeni Abdullah Aybaba dhe vajza e tij Eda Aybaba.
Në këtë bllok banimi, ku banonin 104 persona, mbijetoi vetëm një familje me 4 anëtarë që atë natë nuk ishte në banesë, ndërsa 100 të tjerët mbetën të gjithë të vdekur.
Sipas policisë, babë e bijë ishin vendosur kohë para tërmetit në Angli e për këtë arsye ata kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për ata.