Aktualitet Gjykata lë në burg edhe bashkëpunëtorin e Fredi Belerit, vendimi i komunikohet...

Gjykata lë në burg edhe bashkëpunëtorin e Fredi Belerit, vendimi i komunikohet në QSUT

Pandeli Kokaveshi akuzohet për blerje votash në bashkëpunim

Pas Fredi Belerit, edhe Pandeli Kokaveshit i është komunikuar masa e sigurisë arrest me burg. Ai akuzohet për blerje votash në bashkëpunim. Seanca e cila zgjati rreth 2 orë u mbajt në ambientet e QSUT, aty ku Kokaveshi ndodhet i shtruar për shkak të problemeve me zemrën.

Avokati i tij pretendoi që arrestimi i Kokaveshit ishte i paligjshëm dhe paralajmëroi ankimim të vendimit.

Më herët Gjykata e Vlorës la në qeli pa afat kandidatin për Bashkinë e Himarës nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili u vu në pranga mesnatën e të premtes, i akuzuar se është përfshirë në korrupsion zgjedhor.

Po ashtu gjykata vendosi të dërgojë dosjen e tij në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si prokuroria kompetente për hetimin e korrupsionit në zgjedhje.

Bashkë me Belerin në pranga u vu edhe Pandeli Kokaveshi, si bashkëpunëtor në tentativën e kandidatit për kryebashkiak për të blerë vota.