Disa anije kroçiere nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara janë dërguar për t’u çmontuar për skrap në një port turk pasi industria disa milionë dollarëshe u dëmtuar rëndë nga kriza e koronavirusit.
Varreza e anijeve turistike që ndodhet në portin në Aliaga, një qytet rreth 40 km në veri të Izmirit rifilloi vrullshëm punën ndërsa punëtorët e skrapit zhveshën muret, dritaret dhe kangjellat nga pesë anije.
Anijet kroçierë ishin shtëpia e disa prej vatrave të hershme të COVID-19 në kohën kur pandemia u përhap globalisht në fillim të këtij viti.
Në mars, autoritetet amerikane lëshuan një urdhër që ndalonte lundrimin për të gjitha anijet kroçierë që mbeten në vend madje dhe Mbretëria e Bashkuar ka lëshuar këshilla specifike kundër udhëtimit me anije.
Një nga pesë anijet e dërguara për çmontim është Carnival Fantasy e operuar nga gjigandi amerikan “Carnival Cruise Line”. Anija bëri udhëtimin e saj të parë në 1990 dhe ishte rinovuar vitin e kaluar.