Sport “Për mua është më shumë Miss se sa gazetare”, Armand Duka përplaset...

“Për mua është më shumë Miss se sa gazetare”, Armand Duka përplaset me Hygerta Sakon

Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste dhe presidentëve të Superligës.

Të gjithë së bashku kanë vendosur që të mos luhet futboll deri në momentin që Qeveria të plotësojë 4 kërkesa që klubet kanë. I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, presidentin Armand Duka u shpreh:

Hygerta Sako: Humbja e Tiranës është faji juaj për shkak të bojkotit?

Duka: Eha këto janë muhabete për interesa të personave në veçanti. Për mua Hygerta është më shumë Miss se sa gazetare.

Hygerta Sako: Ju i shmangeni gjithmonë pyetjeve dhe duket se i keni mësuar përmendësh këto gjëra. Unë nuk jam e bukur, por jam gazetare prej 25 vitesh.

Duka: Nuk e di kush i bën këto pyetje, por këto janë tema specifike. Nëse do të kishim luajtur do të thonin që ishin të lodhur, tani thoni u eleminuan nga bojkoti, por për mua Tirana bëri sukses.

Hygerta Sako: Ju nuk ndiheni në faj për humbjen e Tiranës?

Duka: Nuk ndihem aspak fajtor, pasi për mua Tirana arriti sukses në Europë.