Gjatë pandemisë shqiptarët kanë zgjedhur të bëjnë një jetë më të shëndetshme, duke ulur konsumin e pijeve alkoolike, kafes dhe duhanit.
Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Doganave, importi i cigareve, birrës dhe kafesë është tkurrur ndjeshëm gjatë vitit që lamë pas, ku rënien më të madhe e shënoi konsumi i kafes, i cili ra në vlerën më të ulët të importit në 5 vitet e fundit.
Tendenca e uljes së blerjes së këtyre produkteve është vënë re që prej muajit Mars, kur nisën dhe rastet e para të infektimeve me Covid-19 për produktin e birrës dhe që nga muaji Prill për kafen e cigaren.
Në total janë konsumuar 265 tonë më pak duhan, 454 tonë më pak kafe dhe 2.8 milionë më pak litra birrë.
Rënia e konsumit të këtyre produkteve që klasifikohen si të dëmshme për shëndetin dhe ngarkohen me taksën e akcizës, kanë ulur edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit.
Qeveria ka arkëtuar 22 milion dollarë më pak nga akciza vitin e shkuar, krahasuar me 2019-n dhe 60 milion dollarë më pak me se planifikimi fillestari buxhetit.