Para disa javësh Taylor Lanzet mori një tekst nga një numër që nuk e njihte dhe në krahun tjetër u dëgjua një zë që thoshte: “Kam dëgjuar se ju jepi ushqim. A mund të flasim”.
Personi në fjalë ishte një shoqe e motrës së saj e cila ishte infermiere në njësinë koronavirus në Spitalin Langone në Nju Jork.
Lanzet që është drejtoresha e furnizimit për Zinxhirin e Shpejtë Ushqimor Dig, nuk nguroi dhe i tha “Po ne jemi lutur që t’ju ndihmojmë. Sa ushqim t’ju dërgojmë? Ndonjë ushqim që ju bën dëm?”.
Dig dërgoi 20 pako me ushqime gjatë natës dhe 30 të nesërmen. Punonjësit e spitalit, si dhe të tjerë që janë në qendra jofitimprurëse në shërbim të qytetarëve, mund të kërkojnë ushqim falas nga restoranti Dig. Që nga mesi i marsit restoranti ka dhuruar më shumë se 75.000 pako ushqim të freskët.
Restorantet dhe ndërmarrjet ushqimore në SHBA, të vogla dhe të mëdha, janë duke ofruar ushqim për mjekët dhe infermierët, të cilët janë në punë dhe nuk janë në gjendje të përgatisin vetë ushqimin e tyre. Kjo nismë vjen si një nxitje nga pronarët, duke u shprehur se duhet të ndihmojmë ata që e vënë jetën e tyre në rrezik dhe i mbajnë njerëzit në jetë.
“Frigoriferi i Fermerit” është një “makineri” e madhe ushqimesh e krijuar nga kompania Chikiagos, që ka shpërndarë rreth 400 makina nëpër spitale për të ushqyer infermierët dhe mjekët.
“Spitalet kanë qenë gjithmonë fokusi i kompanisë, për të çuar ushqim të shëndetshëm atje,” thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë, Luke Saunders.
Ai thotë se vetëm këtë javë, “Frigoriferi i Fermerit” shërbeu 30,000 vakte për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Ky numër do të rritet kur kompania do të nxjerrë një program të ngjashëm në Spitalin e Northwestern në Chikago në javët e ardhshme dhe shpreson që të zgjerohet më tej edhe në spitalet e tjera.
Ai tha se po komunikojnë me donatorë privatë dhe sponsorë që të mbledhin para dhe të zgjerojnë programin për spitalet. Mbledhja e donacioneve është e rëndësishme, por aq sa e rëndësishme është edhe përgatitja e ushqimit. Këtu po luan rol të rëndësishëm Qendra Botërore e “Andrws”. Si një organizatë jofitimprurëse, ajo mbledh donacione dhe i shpërndan paratë nëpër restorante që të blejnë ushqime dhe të gatuajnë për punonjësit e shëndetësorë.
Edhe “Sweetgreen”, rrjeti i restoranteve që është i fokusuar në shërbimin e sallatave të ndryshme, po planifikon të mbledhë para për të zgjeruar programin e tij “Impact Outpost”, i cili ofronte dërgimin e sallatave në 75 spitale përpara se koronavirusi të vinte edhe në SHBA. Kuzhinierja e “Sweetgreen”, Brooke Williamson u bashkua sëfundmi me qendrën bamirëse “Help Feed Frontline LA”. Si shumë kuzhinierë të tjerë, Williamson aktualisht po ofron edhe shërbimin në shtëpi të ushqimeve të saj, ndërsa kësaj iu shtua edhe përgatitja e 350 vakteve ushqimore për stafin mjekësor. Ndërkohë të gjithë restorantet që kanë marrë pjesë në qendrën “Help Feed Frontline LA”, po shërbejnë 2000 vakte në ditë për nëntë spitale lokale në Los Angelos. /The Washington Post