Supermodelja Naomi Campbell është bërë nënë për herë të parë në prag të 51-vjetorit të lindjes.
“Pantera e zezë”, i surprizoi të gjithë kur përmes Twitterit njoftoi se ka sjellë në jetë një vajzë.
“Një bekim i bukur dhe i vogël, më ka zgjedhur të jem nëna e saj. Kaq e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”, shkroi Campbell, e cila e ka mbajtur shtatzaninë sekret nga fansat dhe mediat.
E lindur më 22 maj 1970, modelja britanike ka bërë karrierë edhe si aktore dhe grua në biznes. Ajo u ngjit në pasarelë për herë të parë kur ishte vetëm 15 vjeç, duke u bërë shpejt një prej më të kërkuarave në vitet 1980-1990, e duke u bërë vetëm 1 nga 6 kolege, të shpallura supermodele nga industria e modës dhe mediat ndërkombëtare.