Christian Panucci trajneri i kombëtares shqiptare ka mohuar çdo kontakt me Romën.
Në një intervistë për mediat italiane, numri 1 i stolit të përfaqësueses kuqezi theksoi se mes tij dhe drejtuesve të klubit verdhekuq nuk ka patur asnjë lloj bisedimi, pasi ai është i përqëndruar te puna e tij me Shqipërinë dhe dëshiron të vazhdojë aventurën me kuqezinjtë.
“Nuk më ka telefonuar njeri nga Roma, kam dëgjuar thjeshtë zëra në media”, është shprehur në intervistën e tij Christian Panucci.
Emri i trajnerit të kombëtares kuqezi u përmend si pasues i Di Francescos te Roma pas shkarkimit të këtij të fundit por mesa duket të gjitha këto kanë qenë thjeshtë aludim.