Papa Françesku dënoi mizorinë e luftës në Ukrainë të shtunën në një meshë para Pashkëve.
Papa u ul në pjesën e përparme të Bazilikës së Shën Pjetrit, ku u shfaq vigjilent duke folur edhe për luftën në Ukrainë i cili e quajti si “errësirën e luftës, të mizorisë”.
“Të gjithë ne lutemi për ju dhe me ju. Ne lutemi sepse ka kaq shumë vuajtje. Ne mund t’ju bëjmë vetëm shoqërinë tonë, lutjet tona dhe t’ju themi ‘guxim, ne ju shoqërojmë’”, tha Papa Françesku.
Ai përfundoi duke thënë “Krishti u ringjall” në gjuhën e ukrainasve.
Papa Françesku mori pjesë gjatë meshës, por nuk shërbeu për shkak të dhimbjeve të përsëritura në këmbë që e kanë detyruar atë të kufizojë disa aktivitete.
Papa 85-vjeçar vuan nga dhimbjet e nervit shiatik, i cili shkakton dhimbje në njërën këmbë dhe rezulton me një çalim të theksuar. Kohët e fundit Françesku gjithashtu ka pasur dhimbje në gjurin e tij të djathtë.