“Një tendencë e pangopshmërisë së njerëzisë, deri në paradoks, ku disa kanë tepër e të tjerët vuajnë nga uria”, ishte kritika qendrore e Papa Françeskut.
Ndërkohë që mesazhi i fëmijës së lindur në vendin e shenjtë Bethlehem ishte një “model tjetër i jetës, ku të hiqet dorë nga lakmia dhe t’u jepet e të ndahet me të tjerët”.
Zoti në “Shtëpinë e bukës”
Vendi Bethlehem do të thotë “Shtëpia e bukës”. Atje ka lindur Krishti, i cili njerëzve u kumtoi se ushqimet janë për të gjithë, duhet të ndahen dhe të jepen. Krishtlindjet në këtë mënyrë simbolizojnë edhe tejkalimin e “spirales së lakmisë dhe mungesës së masës“, tha Papa.
“Ajo që ushqen njerëzit nuk është pronësia por dashuria, nuk është lakmia por dashuria ndaj të afërmit, nuk është teprica por barazia dhe mirësia“. Njerëzit në kohën e Krishtlindjeve duhet të pyesin veten nëse vërtet kanë nevojë për kaq shumë gjëra të komplikuara në jetë.
Ndihma e të dobëtit
Papa Françesku është i njohur për luftën kundër varfërisë dhe përkufizimeve shoqërore. Ai shpesh ka ftuar të pastrehët dhe refugjatët në Vatikan, ka takuar edhe të burgosur.
Meshën qendrore 82-vjeçari ka festuar së bashku me rreth 10.000 besimtarë, kardinalë dhe peshkopë të mbledhur në Romë. Në ditën e parë të festës Papa do të mbajë edhe fjalimin tradicional “Urbi et orbi”. Françesku i drejton festimet e Krishtlindjeve për të gjashtën herë me radhë. Papa përfaqëson rreth 1,3 miliardë besimtarë të krishterë.