Papa Françesku kritikoi të enjten konservatorët që kundërshtojnë ndryshimin në Kishën Katolike Romake, duke shprehur keqardhje për njerëzit, besimi i të cilëve është egoist dhe i bllokuar nga “blindat”.
Në festën e Epifanisë, Papa duket se ka vënë në shënjestër ata që kritikuan vendimin e tij për të mos kufizuar përdorimin e meshës vetëm latinisht, në mënyrë që besimi të mos bllokohej në “gjuhën e vdekur”.
“A nuk kemi qenë të bllokuar për një kohë të gjatë, të adoptuar në një fe konvencionale, të jashtme, formale që nuk na ngroh më zemrat dhe nuk ndryshon jetën tonë”, pyeti Françesku.
“A munden fjalët tona dhe liturgjitë tona të ndezin në zemrat e njerëzve dëshirën për t’iu afruar Zotit, apo janë një ‘gjuhë e vdekur’ që flet vetëm për veten e saj?”, pyeti ai.
Mesha në latinisht u përjashtua nga përdorimi i përgjithshëm pas Koncilit të Dytë të Vatikanit 1962-1965, duke u zëvendësuar nga gjuhët lokale.
“Luftërat liturgjike”
Në korrik, Papa Françesku kufizoi rregulloret se kur mund të kremtohej mesha në latinisht, duke ndryshuar vendimet e paraardhësve të tij, duke argumentuar se ajo u përdor nga antireformistët për të dëmtuar unitetin e Kishës.
Që atëherë, disa konservatorë në Kishë, duke përfshirë peshkopët, e kanë kritikuar hapur Papën dhe mesha latine është bërë episodi i fundit i “luftërave liturgjike”, siç i quajnë disa.
“Besimi nuk është ‘armaturë’ që na mbyll; përkundrazi, është një udhëtim magjik, një lëvizje e vazhdueshme dhe e palodhur edhe në kërkim të Zotit”, tha Françesku.