Aktualitet Del VIDEO e aksidentit me një viktimë dhe 4 të plagosur në...

Del VIDEO e aksidentit me një viktimë dhe 4 të plagosur në tunelin e Kalimashit

Pamjet e mëposhtme janë nga momenti i përplasjes së 2 makinave në tunelin e Kalimashit mbrëmjen e së premtes dhe që shkaktoi 1 viktimë dhe 4 të plagosur.

Në videon e publikuar shihen dy makinat, të cilat po ecnin në të njëjtin krah dhe mesa duket shkaku i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.

Policia raportoi se janë përplasur automjetet me drejtues Gjin Malsi, banues në Shkopet dhe N. Zeneli, banues në Kosovë.

Për pasojë humbi jetën Ediona Sala, banuese në Shkopet, pasagjere në makinën e Gjin Malsit. 4 persona të tjerë mbetën të plagosur. Ata janë Sandër Beka, Mariglen Gjoka, Gjin Malsi, Mihrije Zeneli.