Papa Françesku ndodhet në spital në Romë, pasi i është nënshtruar një operacioni në zorrën e trashë. Lajmi u dha nga vetë Vatikani, që tha se 84-vjeçari u shtrua për një operacion të planifikuar për shkak të probleme shëndetësore.
Ndërhyrja kirurgjikale, e kryer nga Profesor Sergio Alfieri, ka shkuar mirë, ndërsa 84-vjeçari do të qëndrojë në spital të paktën mbrëmjen e së dielës.
Stenoza divertikulare është një inflamacion në zorrën e trashë. Edhe pse në shumicën e rasteve është asimptomatike, gjendja mund të shkaktojë dhimbje në fund të barkut.
Lajmi erdhi disa orë pasi Papa ndoqi lutjen tradicionale të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku dhe njoftoi besimtarët se në shtator do të vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë.