Papa Françesku u lut për të gjithë njerëzit që ndihen të trishtuar ose të shqetësuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, gjatë meshës të së dielës.
Papa në fjalën e tij iu drejtua një grupi të vogël priftërinjsh dhe murgeshash në rezidencën e tij private, ambient ku ai i ka zhvilluar meshat e tij që nga fillimi i pandemisë.
“Le të lutemi sot në këtë meshë për të gjithë njerëzit që vuajnë nga trishtimi, sepse janë të vetëm ose sepse nuk e dinë atë çfarë i pret në të ardhmen. Sepse nuk mund te mbështesin familjet e tyre sepse nuk kanë para dhe janë të papunë. Shumë njerëz vuajnë nga trishtimi. Le të lutemi për ta sot”, tha Papa Françesku.