Fansat e uiskit nuk kanë nevojë për ndonjë konfirmim që pija e tyre e preferuar është vërtet hyjnore. Por fakti që Papa Françesku deklaron se kjo pije është “uji i shenjtë i vërtetë”, i përforcon më shumë bindjet e tyre.
Por duhet theksuar se Papa Françesku e ka deklaruar këtë me shaka, pasi disa studentë priftërinj skocezë i ofruan atij një shishe uiski si dhuratë.
Megjithëse ky moment u kap në video vitin e kaluar, historia ka marrë vëmendje vetëm kohët e fundit.
Kjo për shkak të një dokumentari që do publikohet së shpejti në BBC, por që Vatikani ka kërkuar censurimin e pamjeve sepse nuk duan që në këtë kohë krize, Papa të shfaqet duke promovuar pijen alkolike.
Sipas medias skoceze Daily Record, videoja tregonte Papën duke i marrë studentëve shishen e uiskit gjatë një pritjeje në Pallatin Apostolik në Vatikan. Shishja ishte një dhuratë falenderimi e studentëve për papën, për mikpritjen e tij. Por ndërkohë kameramanët po xhironin për dokumentarin që do shfaqet të dielën.