Kuriozitete Drerët “sfidojnë” rregullat e izolimit, marrin kontrollin e qytetit italian (VIDEO)

Drerët “sfidojnë” rregullat e izolimit, marrin kontrollin e qytetit italian (VIDEO)

Në këto ditë të vështira, kur miliona njerëz qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre, për shkak të pandemisë së koronavirusit, kafshët janë ato që “marrin kontrollin” e qytetit

Tre drerë kanë shëtitur në rrugët e boshatisura të qytetit Villeta Barrea në provincën e L’Aquila, të pashqetësuar nga askush, duke ofruar një pamje të pashoqe për kalimtarët që i vështronin këto krijesa të mrekullueshme.

Zbritja e kafshëve të egra në qytetet që kanë parqe kombëtare është diçka e zakonshme në d’Abruzzo Lazio e Molise, por në këto ditë izolimi total ato ndihen më të lira dhe të pa frikësuara.