Një tjetër sasi Eurosh të padeklaruara janë sekuestruar në Portin e Durrësit mëngjesin e sotëm.
Mësohet se paratë janë gjetur të fshehura sërish në një autobus.
Nuk dihet sasia e saktë e parave të sekuestruara sot, pasi ende po numërohen. Paraprakisht flitet për 25 mijë Euro.
Të premten, brenda një autobusi të nisur nga Porti i Barit dhe që mbërriti në Portin e Durrësit me destinacion përfundimtar Lushnjen, u gjetën të fshehura 522 mijë Euro.
Policia arrestoi 3 persona, mes tyre pronarin dhe shoferin e mjetit.