Sport Paradoksi “Wuhan”, skuadra largohet nga Spanja: Në Kinë më të sigurt

Paradoksi “Wuhan”, skuadra largohet nga Spanja: Në Kinë më të sigurt

Që nga fundi i janarit, skuadra e futbollit Wuhan Zall qëndronte në Spanjë, pas shpërthimit të epidemisë në Kinë, pikërisht në qytetin që ky ekip përfaqëson.

Por tashmë situata ka ndryshuar tërësisht. Në Spanjë janë konfirmuar më shumë se 3 mijë persona të prekur, nga të cilët 86 kanë humbur jetën.

Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e skuadrës Wuhan Zall kanë marrë vendimin se tashmë është momenti i duhur për t’u rikthyer në Kinë, atje ku nisi të përhapet virusi. “Problemi tani është këtu në Spanjë, në Kinë është zgjidhur praktikisht”, tha trajneri i klubit José González, i cili njoftoi se skuadra do të niset në Kinë ditën e shtunë.