Përdoruesit e Google Chrome janë këshilluar që të bëjnë kujdes nëse ju shfaqet një tabelë ku njoftohen se duhet të përditësojnë versionin e Chrome.
Sipas ekspertëve, ky është një rast mashtrimi nga hakerat të cilët do të kenë akses të plotë mbi kompjuterin tuaj nëse bini pre e këtij kurthi. Jo vetëm kaq, por hakerat do të kenë mundësi të hyjnë edhe në llogarinë tuaj bankare.
Specialistët thonë se hakerat përdorin një faqe të rreme për të përditësuar Google Chrome. Më pas, kjo uebfaqe e dyshimtë instalon një virus në kommjuterin tuaj, duke u dhënë mundësi hakerave të kenë akses.
Ata mund të spiunojnë pa dijeninë tuaj gjithçka në kompjuterin që zotëroni, të dhënat personale, llogari bankare etj.
Hakerat deri tani kanë shënjestruar Britaninë e Madhe, Kanadanë, SHBA-në dhe Evropën Perëndimore. Prandaj nëse ju shfaqet një tabelë e ngjashme, refuzojeni!