Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri sot një paralajmërim për të rinjtë duke thënë se nuk janë të pathyeshëm përballë pandemisë së koronavirusit.
Ai theksoi se ata duhet të kufizojnë jetën e tyre shoqërore për të ruajtur ata që preken më lehtë.
“Sot kam një mesazh për të rinjtë, ju nuk jeni të pathyeshëm. Ky virus mund t’ju çojë në spital me javë të tëra, madje edhe t’ju vrasë”, tha drejtori i përgjithshëm i organizatës shëndetësore.
“Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhjet që bëni, lëvizjet tuaja, mund të jetë çështje jete a vdekje për dikë tjetër”, paralajmëroi ai, gjatë një konference për shtyp në internet nga Gjeneva.