Kryeministri i Hungarisë, Vikton Orban, është shprehur këtë të diel se Perëndimi është vetëm një hap larg dërgimit të trupave në Ukrainë.
“Është një vorbull lufte që mund ta tërheqë Europën në humnerë. Brukseli luan me zjarrin. Në Europë, atmosfera është ajo e luftës dhe politika është e dominuar nga logjika e luftës. Unë shoh përgatitjen për luftë nga të gjithë”, vazhdoi lideri i Hungarisë.
Megjithatë, Orban sqaroi se vendi i tij “duhet të qëndrojë jashtë saj. Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk e duam atë dhe nuk duam që Hungaria të kthehet në lojën e fuqive të mëdha”.
Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve amerikane miratoi një paketë multi-miliardëshe, që përfshin ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin. Me 311 vota pro dhe 112 kundër, paketa për Ukrainën kaloi me shumicë. “Me votën për ndihmën për paketën e Ukrainës e treguam veten.”, thotë Gerry Connolly, përfaqësues demokrat.
Paketa prej 95 miliardë dollarësh përfshin ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin e indo-paqësorit. Pas muajsh rezistencë për këtë paketë në Dhomën e Përfaqësuesve, kryetari Mike Johnson, e vendosi për shqyrtim këtë javë.