Shërbimi Meteorologjik bën me dije se në ditët në vazhdim priten orë të gjata plot diell në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa në zonat malore priten reshje të lehta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik, Mesdheu do të përfshihet nga një valë të nxehti afrikan që do të sjellë me vete temperatura të larta dhe zagushi.