Vala e dytë e koronavirusit mund të jetë në dimër dhe shkencëtarët kanë parashikuar se “mund të jetë më e keqe se e para”. Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me rreth 120,000 vdekje të reja për shkak të Covid-19 në valën e dytë, shkruan BBC.
Në rastin më të keq, shkencëtarët kanë parashikuar se virusi mund të vrasë rreth 24.500 dhe 251,000 persona vetëm në spitale, dhe kulmi sipas tyre do të jetë në muajt janar dhe shkurt. Deri më tani, janë raportuar 44.830 viktima zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Parashikimi i shkencëtarëve nuk ka marrë parasysh përpjekjet e vendeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit si: izolimi, trajtime ose vaksina.
Shkencëtarët deklarojnë: “Rreziku mund të zvogëlohet nëse veprojmë menjëherë”.
Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar bazuar në raportin e shkencëtarëve ka theksuar se ekziston ende një shkallë e lartë e pasigurisë se si do të veprojë pandemia këtë dimër.
Niveli i vdekshmërisë gjatë dimrit
Por hulumtimi i shkencëtarëve britanikë ka treguar se virusi mund të jetojë më gjatë në temperatura të ftohta dhe ka më shumë gjasa të përhapet kur njerëzit kalojnë më shumë kohë në një ambient të mbyllur. Ekspertët janë të shqetësuar që spitali, NHS do të jetë i mbingarkuar, jo vetëm nga një valë e dytë e koronavirusit, por edhe nga gripi sezonal dhe ngarkesa normale që ka çdo sezon.
Prof Stephen Holgate, specialist në Spitalin Universitar Southampton Trust, i cili udhëhoqi raportin, tha: “Ky nuk është një parashikim por është një mundësi.
“Sipas parashikimeve tona numri i viktimave mund të jetë më i lartë në një valë të dytë të Covid-19 këtë dimër.
“Por rreziku i kësaj mund të zvogëlohet nëse veprojmë menjëherë.”
Studiuesit mund të parashikojnë skenarë të mundshëm. Por simulimet mbështeten në supozime që jo gjithmonë rezultojnë të vërteta. Por mesazhi është i qartë: Përgatituni për më të keqen dhe shpresoni për më të mirën. Virusi nuk ka ikur. Dhe ne nuk kemi ende një vaksinë për të.
Por ka gjëra që ne mund të bëjmë të gjithë, përfshirë izolimin dhe testimin nëse zhvillojmë simptoma. Bashkautori i studimit, Prof. Dame Anne Johnson, nga Akademia e Shkencave Mjekësore, tha: “Përballë këtyre sfidave të mundshme, dhe pas një viti tashmë të vështirë, është shumë më e lehtë të ndihesh i pashpresë dhe i pafuqishëm. Por ky raport tregon se ne mund të veprojmë tani për t’i ndryshuar gjërat më mirë”.