Java që vjen, mbetet kryesisht e kthjellët me vranësira lokale gjatë pasditeve ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale.
E njëjta tablo sinoptike, me kthjellime të shpeshta na shoqëron deri nga data 25 tetor, por sërish pasditet do të zhvillojnë vranësira të karakterit lokal duke krijuar mundësi për reshje të përkohshme.
Po ashtu, fusha termike e pjesës së dytë të muajit tetor nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme; vijojnë mëngjeset relativisht të freskëta ndërsa orët e mesditës parashikohet të shënojnë temperatura të larta për stinën; termometri në zonat Perëndimore do të ngjitet në 28°C.
Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta do e klasifikojnë tetorin si një muaj të thatë e shumë të ngrohtë./A2CNN