Kryesore Sonte takimi Merkel-Macron, Tirana dhe Shkupi me sytë nga Parisi

Sonte takimi Merkel-Macron, Tirana dhe Shkupi me sytë nga Parisi

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës do të takohen kokë më kokë në një kohë kur Bashkimi Europian reflekton një sërë problemesh të brendshme të cilat Emmanuel Macron i konsideron si pengesë edhe për zgjerimin.

Presidenti francez dhe kancelarja Angela Merkel do të kenë një darkë pune në orën 19:00 në Paris. Takimi i sotëm mes dy udhëheqësve do të jetë në vëmendjen e veçantë të Tiranës e Shkupit pasi vendoset fati i negociatave.

Dy vendet presin dritën jeshile, ndërsa zërat skeptike janë shtuar dhe vendimi i Francës e Holandës mbetet përcaktues, pas po-së me kushte të Gjermanisë.