Sport Paratë nuk mund të blejnë gjithçka, Neymar-in e lë e dashura

Paratë nuk mund të blejnë gjithçka, Neymar-in e lë e dashura

Me një pagesë prej 600 mijë paundësh në javë, ylli i futbollit brazilian Neymar mund të ketë gjithçka që ai dëshiron, përveç dashurisë së vajzës që ai adhuron.

Avionë privat, makinat më të fundit, prona të shumta rreth botës, madje edhe tipare të një modeli, e kanë bërë 25 vjeçarin një prej burrave më të pëlqyer për femrat në botë.

Fatkeqësisht për të, 21-vjeçarja Bruna Marquezine nuk u tundua aspak nga e gjithë kjo pasuri e Neymar. Pas një lidhje gati 5 vjeçare, modelja, njëkohësisht edhe aktore, i dha fund lidhjes së saj me futbollistin pas pushimeve romantike në Afrikën e Jugut në muajin qershor.

Nëse mendoni se ishte Neymar ai që i ka dhënë fund lidhjes, e keni gabim. Miqtë e tij thonë se ndarja nga Bruna është përjetuar tmerrësisht keq nga braziliani, ndërsa modelja po e përballon me sukses ndarjen.