Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Paris-midi” ka botuar, të hënën e 3 korrikut 1939, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me vendndodhjen asokohe të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat–Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë kanë mbërritur në Konstancë
Ata synojnë të shkojnë në Varshavë dhe më pas në Francë.
Bukuresht, 3 korrik.
Ish-mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, mbretëresha Geraldinë dhe suita e tyre, e përbërë nga 24 vetë, mbërritën sot në Konstancë, nga Stambolli, dhe në fund të pasdites do të shkojnë në Bukuresht.
Ata do të qëndrojnë për ca kohë në kryeqytetin rumun, duke pritur kështu që të shkojnë në Varshavë, dhe pastaj prej aty ka të ngjarë se do të nisen për në Francë.
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania