Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Paris-midi” ka botuar, të hënën e 13 shtatorit 1943, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me qëllimin e ndërhyrjes së trupave gjermane në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Thirrjet e gjermanëve ndaj popullatës shqiptare
“Thirrjet (traktet) e shpërndara nga trupat gjermane për popullatën shqiptare thonë se trupat janë urdhëruar që të mbrojnë Shqipërinë kundër një pushtimi anglo-amerikan.
Gjermania do të ishte e vendosur t’i përgjigjej dëshirave të popullit shqiptar që të jetë zotërues i fateve të tij.
Asgjë nuk e kundërshton pavarësinë e njerëzve të guximshëm shqiptarë, sepse Gjermania nuk synon t’i dominojë, por vetëm të mbrojë vendin nga pushtimi dhe komunizmi.”
* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania