Sport Partizani “arratiset” në krye

Partizani “arratiset” në krye

Partizani dhe Kastrioti, pas ndeshjes së Kupës, u përballën sërish me njëri-tjetrin, këtë radhë për javën e 21 të Kategorisë Superiore.
Edhe këtë radhë ishin “Të Kuqtë” e Skënder Gegës ata që morën maksimumin e kësaj sfide, të cilën e fituan me rezultatin 2-0, duke e çuar për momentin në 8 pikë diferencën me Kukësin e vendit të dytë, që do të luajë me Tiranën.
Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me rezultatin 0-0, ndërkohë që gjërat ndryshuan në 45 minutat e dyta të ndeshjes. Telushi me një gol spektakolar në hyrje të zonës i jep avantazhin Partizanit, duke bërë që tifozët e kësaj skuadre të shpërthejnë në festë.
Kastrioti tentoi të bëjë diçka me Arlind Kalanë, por pa rezultat, ndërkohë Partizani nuk vonoi shumë dhe shënoi edhe golin e dytë. Jurgen Bardhi dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga shtylla, i goditur nga Mala, për ta çuar rezultatin në 2-0, që mbeti i tillë deri në fundin e takimit.
Të dielën, përveç Kukësit me Tiranën, do të luhen edhe ndeshjet Teuta-Kamza e Luftëtari-Flamurtari.
Java e 21 e Kategorisë Superiore do të mbyllet me sfidën mes Skënderbeut dhe Laçit, që do të zhvillohet të hënën.