Partizani ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-0 ndaj Teutës në supersfidën e zhvilluar në “Niko Dovana”.
Fitore e madhe për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, e cila ka marrë kryesimin e kampionatit dy javë para fundit.
Goli i fitores për Partizanin u shënua nga Çinari, në minutën e 24-t të pjesës së parë.
Të kuqtë kanë 62 pikë, po aq sa edhe durrsakët, por kryesojnë falë golaverazhit.
Në rast se të kuqtë, dalin me pikë të barabarta me durrsakët, janë kryeqytetasit ata që shpallen kampion, për shkak të ndeshjeve direkte, ku 3 janë mbyllur në barazim dhe 1 herë ka triumfuar Partizani.
Vlen të theksohet fakti se në lojë për titullin ka hyrë edhe Laçi. Sfida e radhës mes Partizanit dhe Vllaznisë do të jetë një finale e vërtetë për sa i përket kampionatit.
Ndërkohë, Laçi mposhti Tiranën 1-0, duke ruajtur vendin e tretë të renditjes me 60 pikë, po aq sa edhe Vllaznia, që mposhti me të njëjtin rezultat Kastriotin.
Ndërsa Skënderbeu fitoi pastër 2-0 me Apoloninë.