Bota Poseidon 2M39: Rusët zhvillojnë armë që mund të krijojnë një “cunami radioaktiv”?

Poseidon 2M39: Rusët zhvillojnë armë që mund të krijojnë një “cunami radioaktiv”?

Rusia duket se ka zhvilluar armë bërthamore të afta të “fshihen” përgjatë shtratit të detit dhe të shpërthejnë përgjatë bregdetit për të përmbytur zonën me atë që një zyrtar e përshkroi si një “tsunami radioaktiv”.

Arma bërthamore, një silur me emrin Poseidon 2M39, ka shqetësuar ekspertët, shkruan CNN, sepse valët radioaktive mund të shkatërrojnë qytetet bregdetare dhe të bëjnë pjesë të mëdha të vendit të pabanueshme për një kohë të gjatë. Megjithëse armët janë konsideruar një farsë e pabesueshme teknologjikisht për vite me rradhë, testet e fundit ushtarake ruse dhe aktivitete të tjera në Arktik tani i kanë dhënë një besueshmëri të re kërcënimit.

Christopher A Ford, një ish-ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit për sigurinë ndërkombëtare, i tha CNN vitin e kaluar se ishte krijuar një armë tmerruese, e krijuar për të “përmbytur qytetet bregdetare amerikane me një cunami radioaktiv”.

“Tigër letre”

Poseidon 2M39 u njoftua për herë të parë në 2015, raporton CNN, por ekspertët jashtë Rusisë e konsideruan atë të ashtuquajturin një armë me nofkën “tigër letre” e cila përfaqëson një armë që tingëllon e frikshme, por joefektive, dhe synon të fitojë një avantazh gjatë negociatave ndërkombëtare të armëve, e jo të përdorimit.

Por tani Rusia duket se po ecën përpara me testimin e Poseidon – si dhe ato për armë të tjera të teknologjisë së lartë si raketat hipersonike – dhe ekspertët gjithnjë e më shumë po e vërejnë këtë.

“Është absolutisht një projekt që do të përdoret si një hartë negociuese në të ardhmen, ndoshta në negociatat e kontrollit të armëve”, i tha CNN Katarzyna Zysk, një profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Institutin Norvegjez të Studimeve të Mbrojtjes. “Por që të ndodhë kjo, arma duhet të jetë e besueshme. Duket se është kështu.”

Cunami radioaktiv

Bomba që mund të shkaktojë cunami radioaktiv në qytetet më të mëdha është e frikshme. Por përveç implikimeve ushtarake dhe sociopolitike, një aktivizim aksidental i Poseidon 2M39 do të shkaktonte gjithashtu shkatërrim serioz mjedisor që do të zgjaste me dekada.

“Dhe ne jemi të shqetësuar për mjedisin. Kjo nuk është vetëm një gjë teorike: në fakt, ne kemi parë aksidente të rënda në vitet e fundit,” i tha CNN nënadmirali Nils Andreas Stensønes, kreu i inteligjencës norvegjeze. “Potenciali për ndotje bërthamore ekziston absolutisht.”