Shtohen rastet e futbollistëve të prekur me COVID-19 te Partizani.
Pas rezultimit pozitiv të Dejan Boldor dhe Besnik Feratit të gjithë lojtarët, stafi teknik dhe drejtuesit e klubit të kuq iu nënshtruan tamponëve ku vetëm pak orë para derbit të kryeqytetit ndaj Tiranës, kanë ardhur edhe përgjigjet zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik ISHP, ku kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe 3 futbollistë të tjerë, Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote duke e çuar në total në 5 numrin e lojtarëve.
Megjithatë edhe pse këta futbollistë do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 2 javë, derbi ndaj Tiranës do të luhet normalisht sipas programit me Partizanin që do të bëjë çmos për të marrë një rezultat pozitiv siç thuhet në njoftimin e klubi të kuq.