Aktualitet KPA konfirmon në detyrë prokuroren, Manjola Kajana bëhet pjesë e SPAK

KPA konfirmon në detyrë prokuroren, Manjola Kajana bëhet pjesë e SPAK

SPAK-ut i shtohet edhe një prokurore tjetër, duke e çuar në 13 numrin total.

Prokurorja që i shtohet SPAK është Manjola Kajana, e cila është konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

“Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara përmbushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet që subjekti i rivlerësimit, znj.Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu, denoncimet e ardhura në adresë të saj, nuk kanë gjetur asnjë mbështetje ligjore. Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.162, datë 19.06.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektin të rivlerësimit”, thuhet në njoftim.

Pasi Kajana kaloi në Vetting nga KPK, Komisioneri Publik e dërgoi çështjen në Apelim për rishqyrtim me pretendimin se vendimi i KPK-së ishte bazuar në prova të pamjaftueshme.

Ndërkohë, pas shqyrtimit KPA vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurores Manjola Kajana.