Sport Partizani prezanton trajnerin italian

Partizani prezanton trajnerin italian

Partizani ka prezantuar këtë të hënë trajnerin e ri, italianin Franco Lerda.

“Jam i lumtur që jam në Shqipëri, jo vetëm se jemi fqinjë, por kemi dhe nivel kulturor të përbashkët Njoh shumë shqiptarë. Kam dëgjuar për Partizanin, por jo specifikisht”, u shpreh trajneri italian.

Trajneri 51-vjeçar, së fundmi ka punuar te Vicenza, në vitin 2016 kur skuadra luante në Serinë B italiane, për t’u rikthyer në mars të vitit 2018, me ekipin që këtë herë luante në Serinë C.

Kulmi i karrierës së Lerdas ka qenë drejtimi i Torinos, ndërsa ka punuar edhe te skuadra si Pescara dhe Lecce.

Lerda zëvendëson Skënder Gegën e larguar edhe pse arriti të rikthejë te titulli skuadrën e Partizanit.