Extra Parukeri, përqafim dhe një pije: Ëndrrat e francezëve pas izolimit nga koronavirusi

Parukeri, përqafim dhe një pije: Ëndrrat e francezëve pas izolimit nga koronavirusi

Parisienët kanë rreth 5 javë në izolim dhe shumë prej tyre po presin me padurim 11 majin, datën e vendosur nga presidenti francez Emmanuel Macron që do të shënojë fundin e masave shtrënguese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Por çfarë do të bëjnë menjëherë pas izolimit?

“Unë do të përqafoj fëmijët e mi”, thotë Sylviane Gantois, një pensioniste në Paris teksa kishte dalë për një shëtitje.

“Gjëja e parë që do të bëj është të shkoj në parukeri”, është shprehur Olivia, drejtore e një kompanie produksioni.

Në kryeqytetin francez, masat e izolimit janë forcuar në mënyrë progresive dhe autoritetet nuk lejojnë lëvizjen apo aktivitetet sportive në natyrë nga ora 10:00 deri në 19:00.

Shkollat dhe dyqanet do të fillojnë të hapen më 11 maj, thotë Macron, por restorantet, hotelet, kafenetë dhe kinematë do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Gjithashtu fluturimet nga shtetet jo-europianë janë të pezulluara deri në një njoftim të dytë.

“Mendoj se do të pi diçka me miqtë e mi në një bar ose restorant”, është përgjigjur Arthur Lavalee. Izolimi në Francë ka filluar që në datën 17 mars, ku të gjithë bizneset jo të domosdoshme kanë qëndruar të mbyllur dhe miliona persona janë detyruar të punojnë nga shtëpia dhe disa të tjerë në mjediset e ndryshuara të punës.

“Nuk jam i sigurt nëse do të shkoj menjëherë në zyrë. Mendoj se do të vazhdoj punën nga shtëpia. Kam edhe një mbesë në shtëpi dhe më duhet të kujdesem për të”, është shprehur avokati Bruno Borius, mamaja e të cilit ndërroi jetë pasi u infektua me COVID-19.

Franca renditet e katërta në botë për numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi, pas SHBA-së, Italië dhe Spanjës.