Kuriozitete Prekëse nga drama spanjolle: Bluzat e bardha duartrokasin një taksist hero (Video)

Prekëse nga drama spanjolle: Bluzat e bardha duartrokasin një taksist hero (Video)

Një moment emocional u regjistrua në një spital spanjoll, ku personeli mjekësor u mblodh dhe duartrokiti një shofer taksie, i cili transportonte pacientët falas.

Shoferi pa emër është një nga shumë heronjtë e kësaj krize pandemike. Ai e vendos veten në rrezik për të siguruar që të tjerët të marrin kujdesin e domosdoshëm mjekësor.

Veprimet e tij vetëmohuese mund të kenë shpëtuar jetën e njerëzve të panumërt, komentojnë mediat vendase.

Në një video të postuar në Twitter, shoferi i taksisë u befasua shumë kur pa stafin e mbledhur rreth hyrjes së spitalit. Ata e duartrokasin, ndërsa ai shikon nën konfuzion.

Videoja është parë nga 6.5 milion njerëz brenda vetëm një ditë dhe është ndarë 34,000 herë.