Një ari i ardhur nga Spanja u fotografua në verilindje të Portugalisë, një shtet ku kjo specie ishte zhdukur që prej fundit të shekullit XIX, njoftoi Instituti portugez për ruajtjen e natyrës dhe pyjeve (ICNF).
“Rishfaqja e kafshës të kësaj specie në Portugali u konfirmua nga ICNF”, bëhet e ditur në ueb-in e saj në internet.
Ariu, i cili u përket me shumë mundësi popullatës së arinjve që jetojnë në perëndim të maleve Cantabrian në veri të Spanjës, është parë në Parkun Natyror Montesinho dhe në komunën Bragança në veri-lindje të Portugalisë.
“Raportet e fundit dëshmojnë për një prani të qëndrueshme të arinjve me ngjyrë kafe në Portugali janë ndërmjet shekullit të XVIII dhe fundit të shekullit të XIX-të”, specifikon ICNF.