Rusia sjell superbombën, lindur në Rusi në 2007, cilësuar si “babai i të gjitha bombave” mban stafetën mbi gjithë të tjerët.
Ushtria ruse thotë se është bomba më e fuqishme termobarike e këtij lloji, katër herë më e fuqishme se amerikania “nëna e të gjitha bombave”, bomba më e madhe jo-bërthamore në arsenalin amerikan dhe bomba më e madhe jo-nukleare që Shtetet e Bashkuara kanë përdorur ndonjëherë në fushëbetejë.
Bazuar në specifikimet që ushtria ruse ka bërë të ditur, analistët thonë se Rusia mund të ketë të drejtë.
“Ne besojmë se është e vërtetë,” tha koloneli, Rick Francona, analist ushtarak dhe ish-atasheu ushtarak amerikan në Siri. “Rusët kanë qenë ndër pionierët e këtyre bombave termobarike”.
“Unë nuk kam asnjë dyshim se ata mund ta ndërtojnë këtë,” tha Francona.
“FOAB, nëse ajo që është raportuar rreth kësaj është e vërtetë, është bomba më e fuqishme jo-nukleare në botë”, tha koloneli, Cedric Leighton, analist ushtarak dhe ish anëtar i Shefave të Shtabit.
FOAB nuk është përdorur kurrë në luftime.