Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur një hetim ndaj veprimeve të Policisë së Fierit në lidhje me denoncimet e bëra ndaj 38-vjeçarit Klodian Çalamani, i cili një ditë më parë kreu krimin monstruoz dhe i mori jetën të miturit Mateo Vllasiu.
Reagimi i SHÇBA vjen menjëherë pas deklaratave të disa prej banorëve të fshatit Greçalli të Fierit të cilët pretendojnë se e kanë denoncuar dhe më herët 38-vjeçarin, i cili vite më parë ishte dënuar edhe për një tjetër krim që kishte të bënte me rrëmbimin e një të miture.
38-vjeçari Çalamani, një ditë më parë vrau të mitur që e kishte fqinj dhe u përpoq të fshihte trupin e tij në oborrin e banesës.