Aktualitet Jo vetëm në Shqipëri, makabriteti që po trondit Italinë

Jo vetëm në Shqipëri, makabriteti që po trondit Italinë

Italia po përjeton një tronditje shoqërore, pasi një baba mori jetën e fëmijës së tij shqiptar.

Autori është Mirko Tonkov, i cili momentalisht ruhet nga karabinierët në spitalin Belcolle.

44-vjeçari polak kishte një urdhër ndalimi për t’ju afruar familjes së tij, ndërsa ndodhej në një spital në Romë për shkak të infektimit me COVID.

Ai u arratis nga spitali dhe shkoi në shtëpinë ku djali i tij 10-vjeçar Matias jetonte me nënën e tij shqiptare, në Vetralle.

Kur iku në banesë, 44-vjeçari gjeti vetëm djalin të cilin e vrau me një thikë në fyt. Policia dyshon se akti i rëndë ka ardhur si hakmarrje e 44-vjeçarit për ish-bashkëshorten, ndërsa më pas ka tentuar të vrasë edhe veten.

Kur nëna e tij Mariola Rapaj u kthye në shtëpi, e gjeti atë të vdekur. Kjo ngjarje ka tronditur Italinë.

Sipas asaj që mësohet, burri kishte qenë shumë i dhunshëm si me djalin ashtu edhe me gruan e tij, Mariola Rapaj 35-vjeçe.