32-vjeçarja Amber Heard në janar të 2017-ës i ka dhënë fund përfundimisht martesës së saj me aktorin me famë botërore Johnny Depp.
Ndarja e tyre ka qenë dramatike, pasi siç ka rrëfyer aktorja e filmit “Aquaman”, ajo është dhunuar shpeshherë nga aktori i njohur.
Por sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, së fundmi, Johnny Depp ka paditur ish-bashkëshorten për një shumë marramendëse.
Pas deklaratave të njëpasnjëshme të Amber se Johnny e ka dhunuar, ai e ka paditur atë për shpifje dhe i ka kërkuar 50 milion dollarë dëmshpërblim.
Aktori 55-vjeçar të gjitha akuzat e Heard-it i ka cilësuar si të pavërteta dhe mashtrime.
Konkretisht, padia i referohet një shkrimi për “Washington Post”, në të cilin aktorja është shprehur publikisht se ajo ka marrë kërcënime me vdekje pas ndarjes dhe ka humbur edhe mundësi pune.
Shkrimi në fjalë është shkruar në dhjetor të vitit të kaluar, në të cilin Amber Heard ka rrëfyer për herë të parë se si ka qenë jeta e saj pasi akuzoi Johnny Depp për dhunë dhe u divorcua më pas.