Pas Festivalit të Këngës, Elvana Gjata është larguar nga Shqipëria drejt SHBA-ve.
Ndonëse u largua e zhgënjyer nga vendi i saj, pasi pretendonte çmimin e parë në festival, Elvana po vijon me aktivitetet e saj dhe koncertet.
Së fundi ajo ka dhënë një koncert në New York, ku ka mbledhur atdhetarët e saj për festa.
Mbrëmje e djeshme ajo ka dhuruar spektakël në një koncert ku nuk mungoi as kënga “Me Tana”.
E veshur me një kostum që shkëlqen, këngëtarja dukej tepër në formë teksa performonte këngën me të cilën pretendonte fitoren në festival.