Tre skuadrat pretendentë këtë sezon për të fituar kampionatin në Itali nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë këtë javë.
Pas Juventusit, më pas Interit, edhe Napoli është ndalur në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Spal-it të Berishës.
Edhe pse arritën të kalojnë në avantazh që në minutën e 9 me polakun Milik, të besuarit e Ancelotti-t nuk kanë mundur të dalin me pikë të plota nga ky takim, pasi vendasit barazuan me anë të Kurtic.
Ndërkohë, Atalanta ka treguar edhe njëherë tjetër se në kampionat është një super skuadër, duke shkatërruar këtë javë 7-1 Udinesen, e cila u detyrua të luajë me një lojtar më pak për 60 minuta pas daljes me kartonin e kuq të Opokut.
Pas këtyre takimeve në Serie A, Juventusi mbetet në krye me 23 pikë, Interi 22, Atalanta 20, ndërsa Napoli është në kuotën e 17 pikëve.