Në ndeshjen e parë që u lejuan tifozet femra në stadiumet e futbollit, kombëtarja e Iranit e shndërroi në një mbrëmje për të mos u harruar, pasi shënoi plot 14 gola. Një fitore spektakolare, pavarësisht kundërshtarit, në kualifikueset e Kupës së Botës 2022.
Prania e femrave në stadium ishte përfundimi i një beteje që zgjaste prej gati katër dekadash. Pas revolucionit islamik, autoritetet kishin vendosur në vitin 1981 që të mos lejonin femrat në stadiume dhe aktivitete të tjera sportive.
Megjithatë, pavarësisht vendimit historik, nga 80 000 vende në stadium, vetëm 4000 bileta ishin ndarë veç për femrat, prej të cilave ishin shitur 3500. Gjithsesi ato qëndruan të ndara nga meshkujt, nën ruajtjen e policeve po femra. Irani ishte shteti i fundit në botë që nuk lejonte praninë e femrave në stadiume, pasi Arabia Saudite e shfuqizoi vendimin vitin e kaluar.