Drejtori i hetimit tatimor për zonën e veriut, Agim Shimaj i emëruar në detyrë më pak se 2 muaj më parë nga ministrja Anila Denaj ka dhënë dorëheqjen.
Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e dorëheqjeve të drejtorëve në Shkodër pas kritikave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e kryesisë të Partisë Socialiste me drejtorët e kryeqendrës së veriut.
Agim Shimaj njihet si një nga anëtarët e PS që në fillimet e saj si dhe anëtar i Asamblesë së Përgjithshme. Pak kohë më parë Agim Shimaj ka qenë në postin e koordinatorit të Partisë Socialiste në Shkodër.
Ndërkohë edhe drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti, mësohet se do të japë dorëheqjen. Ai ndodhet në kryeqytet, ku dorëheqjen e tij do t’ia dorëzojë vetë ministres së Shëndetësisë.