Koreografi Albi Nako dhe balerina e tij, Alba Hoxha, u përfolën gjatë për lidhjen e tyre të dashurisë, të cilën nuk e pranuan asnjëherë publikisht.
Mirëpo, pa pranuar ende lidhjen, ata u ndanë dhe e fshinë njëri-tjetrin nga Instagrami.
Burime për “iconstyle.al” zbuluan se arsyeja e ndarjes së tyre ishin prindërit e Albës, të cilët nuk e miratonin lidhjen për shkak të diferencës së moshës mes balerinës dhe koreografit.
Madje, në një postim në Instastory, Albi tregoi disa javë më parë se ishte i zhgënjyer dhe me siguri statusi i tij lidhej me Albën.
“Ndonjëherë ndodh të pyes veten: “Ku gabova?!”… Dhe jeta më përgjigjet: U tregove tepër i mirë me të tjerët”.- ishin fjalët në foton e publikuar.
Pas ndarjes së bujshme të çiftit, Alba i ka habitur të gjithë me një deklaratë në Instastory.
E pyetur nga një ndjekës se cili është koreografi që Alba mendon se i ka të gjitha meritat për arritjen e saj si balerinë, ajo ka etiketuar Albi Nakon.
Gjithashtu e ka shoqëruar emrin e tij me emojin e një duartrokitjeje, duke e falenderuar publikisht ish-partnerin.
Kjo tregon se Alba vazhdon t’i jetë mirënjohëse koreografit, pavarësisht gjërave që kanë ndodhur mes tyre.
Megjithatë, ata vazhdojnë të mos ndiqen në Instagram dhe me gjasa kanë ndërprerë çdo kontakt me njëri-tjetrin./ iconstyle.al