E ndërsa sot është diskutuar gjatë për paketën “antishpifje” të votuar në Parlament, media ka probleme më të thella, sidomos gazetaria e printit.
Brenda këtij viti janë mbyllur plot tre gazeta, gazeta “Shqiptarja.com”, gazeta “Shekulli” dhe sot është mbyllur gazeta “Mapo”.
Gazetarët e “Mapo-s” thonë se sot dhanë dorëheqjen në bllok, pasi pronari i kësaj gazete nuk iu ka dhënë pagat për tre muaj rresht. Ata njoftojnë se do të ndjekin rrugët ligjore.
Ndërsa gazeta “Shqiptarja.com” dhe gazeta “Shekulli” e kanë vazhduar misionin e tyre vetëm online.