Politika 80 vota / Në krye të AKEP vihet shefi i protokollit i...

80 vota / Në krye të AKEP vihet shefi i protokollit i Kryeministrisë

Tomi Frashëri është drejtuesi i ri i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).

Në seancën e sotme parlamentare, 80 deputetë votuan pro emërimit të Frashërit, 9 kundër dhe abstenim 8.

Frashëri merr postin pas dorëheqjes se Ilir Zelës.

Më parë, Tomi Frashëri ka mbajtur postin e shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama.

AMA dhe AKEP kanë role kyçe në ligjet e reja mbi median online të votuara sot në Kuvend.