Pas incidentit tw ndodhur dje, policia ka marrë në mbrojtje Ralf Gjonin, deputetin më të ri i cili dje bëri betimin në Kuvend.
E ka bërë të ditur vetë Gjoni përmes një statusi në facebook të postuar paraditen e sotme.
“Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend”, shkruan Gjoni.
Ndër të tjera Gjoni i bëri apel kandidatëve në lista elektorale të mos intimidohen nga rruga, por të marrin përgjegjësitë e tyre.
“U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!”